Një hap i rëndësishëm për të parandaluar kriminalitetin është ndërmarrë sot nga Italia dhe Shqipëria. Dy vendet fqinje kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje përkatësisht nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane.
Drejtuesit e policisë mes dy shteteve nënshkruan protokollin për përdorimit të teknologjisë së zhvilluar në luftën kundër kriminalitetit, kultivimit të bimëve narkotike, vëzhgimi i territorit ajror dhe krijimit të një sistemi mbikqyrës për të dyja palët. Kjo është një hap më tej për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në takim ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm për sigurinë e shtetit, Franco Grabrieli dhe nga pala shqiptare me të njejtin status, Ardi Veliu.
.