Lajm i trishtë, humb jetën prifti i Kishës Ortodokse në Pogradec


POGRADEC

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nda nga jeta kleriku Atë Todi Jovani.

Mësohet se Atë Todi Jovani ka humbur betejën me koronavirusin dhe është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë e Korçës, teksa deklaron se Atë Todi Jovani ka shërbyer për 30 vjet në qytetin e Pogradecit, që nga koha kur u hapën kishat.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Bashkia e Pogradecit, e cila shpreh ngushëllimet për humbjen e tij.

The post Lajm i trishtë, humb jetën prifti i Kishës Ortodokse në Pogradec appeared first on Roba Da Albanesi.