Ka vdekur profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof.Dr. Ali Sadiku. I ndjeri Sadiku ka qenë në mësimdhënie kohë të gjatë, gjithashtu kohë më parë edhe pjesë e ndërmarrjes Trepça.

Profesori i nderë ka ligjeruar lëndën e Kimisë, fillimisht në Universitetin e Prishtinës pastaj edhe në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini, në kuadër të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.

Lajmin për vde.kjen e profesor Sadikut e ka dhënë djali i tij, përmes një postimi në Facebook. Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00 (me drekë), në varrezat e Shipolit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here