Një lajm tejet i rëndë është ai i ndarjes nga jeta parakohe të shefit të komisariatit të Lushnjes Adrian Matani.

Nga radhët e Policisë miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë postuar nëpër rrjetet sociale humbjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tyre.

Mësohet se Matani ishte vetëm 45 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.

This slideshow requires JavaScript.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here