Janë identifikuar viktimat e aksidentit tra.gjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë në vendin e quajtur Kripa.

Policia bën me dije se kanë ndërruar jetë shtetasit . G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

“Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin ‘Toyota’, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here