Një dëmtim tjetër në sfidën ndaj Udinezes mund të jetë fatal për mesfushorin e Interit, Stefano Sensi, i cili tanimë rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Europian me Italinë.

Sensi u zëvendësua në minutën e 39 të takimit ndaj Udinezes, duke u bërë viktimë e disa dëmtimeve të njëpasnjëshme, të cilat i kushtëzuan sezonin mesfushorit zikaltër.

E vetmja shpresë mbetet që, 25-vjeçari të rikuperohet dhe të jetë gati për Kampionatin Europian, duke parë dhe peshën jo pak të vogël të “shtatshkurtit” në kombëtaren “azzurre”.

Roberto Mançini, duhet t’i marrë masat mirë, para se ta ftojë mesfushorin 25-vjeçar në kompeticionin madhor, pasi numri i lojtarëve është i kushtëzuar dhe lista duhet të jetë sa më produktive.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here