Ambasada e SHBA në Shqipëri ka dalë pak më parë me një mesazh në rrjetin social Facebook ku bën me dije mbështetjen ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Postimi i Ambasadës:

Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021. Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standartet etike ndërkombëtare për prokurorët. Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here