Organizata Botërore e Shëndetit , ka aprovuar për përdorim urgjent vaksinën Sinovax, vaksina kineze e cila është përdorur masivisht në Shqipëri. Në një deklaratë të dhënë pasditen e sotme OBSH deklaroi se vaksina ka rezultuar efikase dhe do të lejohet të dorëzohet në programin Covax, për tu shpërndarë në vendet e varfra të cilat janë në krizë për vaksina. Ekspertët kanë rekomanduar përdorimin e Sinovac për të rriturit mbi moshën 19 vjeç, pasi shqyrtoi të dhënat më të fundit klinike mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, si dhe praktikat e prodhimit të kompanisë.

Rezultatet e efikasitetit të vaksinës treguan se vaksina parandaloi sëmundjen simptomatike në 51% të atyre të vaksinuar, parandaloi COVID-19  dhe shtrimin në spital në 100% të popullatës së studiuar, sipas OBSH. Grupi i Veçantë Këshillimor Strategjik i OBSH-së (SAGE) arriti në përfundimet se efikasiteti i vaksinës në provat klinike të Fazës III në shumë vende varionte nga 51% në 84%. Në një vlerësim paraprak, paneli SAGE zbuloi se vaksina ishte efikase në parandalimin e COVID-19 në të rriturit nën 60 vjeç, por që disa të dhëna cilësore mbi rrezikun e efekteve serioze anësore mungonin.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here