Lajmi që po përhapet me shpejtësi/ Skema e largimit të Sali Berishës si Gruevski –

Sali Berisha është në hapat thuajse finalë për të nisur procesin e marrjes së azilit politik në Francë.

Gjyqi i super përmendur nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri nuk bën fjalë për një çështje të tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, por për të përfituar pikërisht nga “persekutimi politik” që Berisha ka marrë nga SHBA.

Dhe Franca në fakt ka disa precedentë me drejtues që kanë shumë para dhe kanë marrë azil në këtë vend. Siç bëri të ditur në mënyrë krejt të qartë gazetari Genc Burimi që jeton në Francë dhe ka kontaktuar me avokatin e Berishës, Jean Yves Le Borgne, ai tashmë ka nisur procedurat e një procesi paraprak.

I cili do të duhet të shprehej për një vendim dukshëm agresiv të qeverisë Amerikane ndaj Sali Berishës dhe mundësinë që ky i fundit, pikërisht nga ky vendim të jetë në rrezik arresti.

Nuk dihet a do të ndërhyjë SHBA që qeveria franceze të mos garantojë një azil për Sali Berishën, pasi nëse qeveria nuk e garanton, as gjykata nuk mundet ta shpallë si të mbrojtur në Republikën Franceze.

Nga ana tjetër, mësohet se në Tiranë ka mbërritur dosja e plotë amerikane për Sali Berishën, e cila tashmë është dorëzuar në SPAK: Kjo dosje do të jetë baza e një procesi që pritet të fillojë së shpejti me akuzën e korrupsionit të nivelit të lartë.

Nëse qeveria franceze nuk e garanton azilin e Sali Berishës, ka shumë gjasa që të merret një vendim i përkohshëm, siç ka ndodhur me disa zyrtarë të lartë që e kanë kërkuar këtë.

Megjithatë, nëse qeveria shqiptare do t´i kërkojë INTERPOL-it që në një hetim të mundshëm të shpallë kërkim ndërkombëtar për Berishën, asnjë gjykatë nuk mund të bëjë asgjë.

Ndaj, siç mësohet, avokati i ka rekomanduar Sali Berishës që ky i fundit të nisë procedurat e azilit menjëherë pa pritur zyrtarizimin e akuzave të SPAK ndaj tij.
Siç bëhet e ditur, pjesëtarë të familjes së Berishës tashmë janë larguar nga vendi, e këtu kanë mbetur vetëm Berisha dhe bashkëshortja.
Por çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit të Sali Berishës?

Kjo është një dilemë, pasi ka gjasa që ish-kryeministri të mos bëjë betimin në shtator si deputet, nëse gjykata në Francë do ta ketë marrë vendimin për azilin politik.

Berisha nuk do të përballet me një akuzë zyrtare në Shqipëri, kjo tashmë është e konfirmuar, madje ka mbërritur edhe një prokurë drejt avokatit francez për këtë gjë. Ndërkohë është menduar edhe për një itenerar të mundshëm largimi të ish-Presidentit e ish-kryeministrit, i cili ka gjasa të jetë në të njëjtën rrugë si Nikolla Gruevski, pra nga Mali i Zi në Republika Srbska, apo Serbi e më pas në Hungari. Ku dhe do të merret avioni për në Paris e ku do ta presë avokati i tij së bashku me zyrtarët e azilit.

Po nëse Emanuel Macron nuk do t´ja japë Berishës azilin politik çfarë do të ndodhë? Mund ta kërkojë gjetkë, e gjasat janë që ta marrë në Republikën e Qipros, ku ka 72 orë që zyra avokatore e Sali Berishës ka zhvilluar negociata intensive.

Siç mësohet nëse ikën në Qipro, largimi i Berishës do të ndodhë nga Greqia, e për këtë mund të shfrytëzohet një ftesë që ish-kryeministrit i ka ardhur këto ditë për një diskutim në një forum në Athinë.

Prej disa vitesh Sali Berisha ka refuzuar të gjitha ftesat pikërisht nga frika e arrestimit, të vetmet raste kanë qenë dy pjesëmarrje në forumin e mikut të tij të ngushtë të Krans Mantanas-ë në Zvicër ku është marrë konfirmimi paraprakisht dhe një vizitë në Bundestag në vitin 2019 e realizuar nga këshilltari i Lulzim Bashës, Heinze.

Në këto momente po zhvillohet një lobim për ta siguruar azilin përpara akuzës, duke u mbështetur vetëm tek vendimi i Departamentit të Shtetit. Dhe ka mundësi që shumë shpejt, të kemi qëndrime se gjoja gjithçka ka ndodhur pasi Berisha ka dashur ndalimin e instalimit të një narkoshteti dhe islamizimin e tij, ku do të shfrytëzohet ky rast edhe me eventin e zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ku Berishën mund ta marrin në mbrojtje përfaqësues të Marie Le Pen, e ta vizatojnë si kundërshtar të Erdoganit…/Pamfleti

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *