Me rritjen e temperaturave, në disa lokale në jug të vendit duket se kanë filluar të rriten edhe çmimet.

Ky është rasti i një kuponi tatimor që qarkullon në rrjet.

Për dy pushues që kanë zgjedhur Himarën, dy sufllaqe kanë kushtuar nga 6 mijë lekë të vjetra, e thënë ndryshe sa trefishi i çmimit në Tiranë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i bërë publik. Edhe javën e shkuar një tjetër restorant në Palasë shërbente kafe me 300 lekë.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here