Largimi i Xhemit, zbulohet prezantuesja që do e zëvendësojë në “Portokalli”

0
36

This post has already been read 21 times!

“Portokalli” do të rikthehet në ekran me shumë ndryshime këtë sezon. Një nga largimet që bëri bujë ishte moderatorja e njohur, Xhemi Shehu.

Që prej atij momenti, kurioziteti nga fansat se kush do e drejtojë këtë sezon spektaklin e humorit ka qenë i madh.

Burime për “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”. Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience.

Kujtojmë se edhe për Salsanon qarkulluan zëra se do të largohej, por asgjë nuk ishte e vërtetë dhe këtë e kanë treguar përgatitjet për këtë sezon.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here