‘Largqoftë arkat me peshk’/ Zv.ministrja e Ramës ironi therëse ndaj Rovena Vodës së arrestuar nga SPAK –

Zëvendësministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, ka leshuar ironi therese per ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila u arrestua pasi në përgjimet e SPAK rezultoi se kishte marrë rryshfet për punësime në administratë. Sipas dosjes hetimore, Voda kishte marrë edhe një arkë me peshk.

“Këtu nuk hynë në lojë as partia, as miku, larg qoftë edhe arkat e peshkut. Mbaj mend një rast, një e re në Norvegji, ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo është kthyer nga atje dhe po bën letrat gati për në QSUT.

Kemi dhe rastin e dy pilotëve shqiptarë në Gjermani që do të jenë së shpejti pjesë në Air Albania. Unë thashë që 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë. Platforma jonë ka qenë e hapur për të gjithë, edhe të rinjtë që kanë pasur eksperienca të reja në Shqipëri.

Ndërkohë për pjesën e përfshirjes së tyre, administrata jonë nuk është në pritshmëritë që ne kemi për të. Ne kemi bërë disa përmirësime, ndryshime, por s’jemi të kënaqur. Duhet të përfshijmë këto të rinj për të rritur nivelin e administratës tonë”, përfundoi zv.ministrja.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *