Disa ditë më parë u përfol për një bashkëpunim mes Kidës, Ledri Vulës dhe Butrint Imerit. Megjithatë, lajmi nuk u konfirmua nga asnjë prej artistëve. Gjithashtu u tha se ishte Butrinti ai që ftoi dy këngëtarët e tjerë për këngën, e cila do të lançohet së shpejti. Sot është zbuluar gjithçka! Yjet e muzikës kanë konfirmuar bashkëpunimin dhe kanë zbuluar detaje rreth tij. Përmes një fotoje të publikuar në Instagram Ledri, Kida dhe Butrinti kanë treguar titullin që mban kënga si dhe datën e orën e publikimit të saj.

Në foto, treshja e artistëve kanë pozuar pranë njëri-tjetrit në një fushë golfi në një makinë të këtij sporti. Kënga e tyre mban titullin “Dale”, do të lançohet në 3 korrik në mesnatë dhe me siguri do të kthehet në hit veror!

Kujtojmë se Butrint Imeri ka realizuar gjithashtu në të kaluarën një pjesë videoklipi në fushë golfi, atë të “Hajt hajt”, ku shfaqej krah Kiara Titos. /News31

.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here