Ledri Vula rregullon marrëdhëniet me ish-menaxherin, Faton Shoshi? Kjo foto i tha të gjitha





Për 5 vite me radhë Ledri Vula ia kishte besuar karrierën e tij, menaxherit Faton Shoshi. Ky i fundit vendoste për datat e koncerteve të Ledrit gjithashtu menaxhonte edhe daljet e tij televizive. Përveç kësaj Ledri dhe Fatoni njiheshin edhe si miq shumë të mirë përtej punës. Në postimet e tyre në rrjetet sociale ata i drejtoheshin gjithmonë njëri-tjetrit me fjalën “vëlla” dhe kalonin shpesh pushimet bashkë.

Mirëpo, në 2019 ata vendosën të ndajnë rrugët duke mos punuar më bashkë. Asokohe në media u shkruajt gjatë për një prishje marrëdhënieje mes tyre teksa Fatoni tha se dëshironte të bënte një pushim. Sakaq, ata nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale. E së fundmi, Ledri dhe Fatoni janë parë sërish bashkë në jug të Shqipërisë. Në një foto që po qarkullon në rrjet dyshja shihet krah njëri-tjetrit dhe miqve të tjerë të përbashkët. Ledri sot menaxhohet nga Enis Fetahu por nuk i dihet, mbase gjërat mund të ndryshojnë dhe reperi të bashkohet sërish me Fatonin.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *