Ledri Vula vaksinohet në Shqipëri, të moshuarit ende presin në radhë

“Shkoj pothuajse çdo ditë të pyes se kur mund ta bëj vaksinën, por nuk kam marrë asnjë përgjigje”, thotë Pajtim.I, i cili është i së murë kronik.

Që kur ishte 25 vjeç ai është klasifikuar si i sëmurë kronik. Pajtimi tregon se prej vitesh vuan nga fibrilacioni arterial dhe diabeti i tipit 2, të cilin nëse nuk merr katër insulina në ditë i arrin deri në 500.

45-vjeçari i cili jeton në qytetin e Peshkopisë tregoi se duke marrë parasysh sëmundjet që ka dhe siç mjekët e kanë përcaktuar e ka shumë të rëndësishme të marrë vaksinën.

Ai shpjegon se mjekja i ka thënë që deri tani nuk ka më vaksina Pfizer, e cila është përcaktuar nga qeveria se do të përdoret ekskluzivisht për të sëmurët kronikë.

Po kundrejt kësaj tabloje një tjetër shfaqet. Edhe pa qenë sëmurë dhe pa qenë një asnjë nga kategoritë e përcaktuara nga qeveria. Dikush, diku mund ta marrë një vaksinë.

Në foton më sipër është reperi nga Kosova. Ledri Vula duke bërë vaksinën. Fotot janë shërbyer nga disa media më shumë si informacion show bizz sesa problematik.

Burime zyrtare konfirmuan vërtetësinë e fotove dhe madje konfirmuan se vaksina është bërë në qendrën e vaksinimit në pallatin e sportit të Vlorës.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga shqiptarët e Kosovës, vetëm mjekët lejohen të marrin vaksinën në qendrën e vaksinimit të Kukësit. Duke i mëshuar këtij fakti, mbetet ende e paqartë se si e ka përfituar vaksinimin Vulaj, pasi ai nuk bën pjesë në grupet e riskuara të përcaktuara në shtetin shqiptar dhe as nuk është pjesë e fashës moshore.

Ndërkohë që nën këtë valë parregullsie, burime në ISHP bënë me dije se këngëtari është rregjistruar pasi ka bërë vaksinën, pavarësisht se drejtuesit e autoriteteve nuk e dinë këtë fakt dhe as se si ka arritur ky qytetar të bëjë dozën e vaksinës.

Në planin kombëtar të vaksinimit Covid-19, të planifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është e përcaktuar se në prioritetet për vaksinime do të jenë grupet e riskuara, të cilat në vendin tonë nisën me punonjësit në sistemin shëndetësor dhe më pas me të moshuarit në të gjithë vendin. Përkohësisht vendi ynë është në atë që quhet pika B4 e fazës së dytë të vaksinimit (e përcaktuar në programin e vaksinimit).

“Në varësi të sasisë së disponueshme të vaksinave, në këtë fazë do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë, si p.sh. mësues, edukatorë, forcat e rendit, etj”, thuhet në program.

Deri më tani në vendin tonë është ndjekur procesi i vaksinimit të kombinuar dhe në këtë mënyrë Ministria e Shëndetësisë ka ulur fashën e moshës deri në personat 60 vjeç.

Duke u kthyer tek vaksina e Vulës, bëjmë pyetjen: Në cilën kategori përfshihet Ledri Vula: është mbi 60 vjeç, është i sëmurë kronike që rrezikon jetën? Është mësues, polic apo punon në fasoneri? Ndoshta plotëson një nga këto kritere, por për sa kohë autoritetet nuk dinë ta thonë këtë, atëherë ky rast është i qartë se më e pakta është abuzim dhe më e shumta korrupsion.

Gazeta ka dëshmi verbale, por të pa konfirmuara se kundrejt një pagese mund të sigurosh vaksina në qendra larg kryeqytetit.

Ama rasti në fjalë tregon se plani i vaksinimit nuk e ka më bazën morale kur një i sëmurë dhe njeri i thjeshtë nuk e merr dot vaksinën, ndërsa një tjetër që vetëm se ka shumë “follower” në Instagram e merr atë.

Ledri dhe Pajtimi nuk janë më njësoj.Korrupsioni dhe abuzimet po e diskriminojnë shqiptarin e thjeshtë nga Peshkopia.

Prokuroria dhe institucionet duhet të na tregojnë se ky është vetëm një rast. Që gjithsesi mbetet anti-ligjor dhe madje i dënueshëm.(SI)

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *