Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihen edhe në shtetin fqinj –

Mbrëmë, rreth 20 minuta pas mesnatës është regjistruar tërmet me intensitet 2-3 shkallë sipas shkallës evropiane makrosizmike me epiqendër në Shqipëri, kumtuan nga Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup.

Tërmeti është regjistruar më 00:21, 160 km në Jugperëndim të Shkupit. Tërmeti ka qenë me magnitudë të Rihterit prej 3.5 dhe është ndjerë nga popullata, veçmas në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut me intensitet prej 2-3 shkallë sipas shkallës evropiane makrosizmike.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *