Lemeri në një lulishte, furgoni kthehej pas, por shtyp për vdekje… –

Një i moshuar ka humbur jeten sot, në një lulishte në rrugën “Artan Lenja” në kryeqytet.

Policia bën me dije se gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan, një furgon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar të moshuarin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti furgon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *