Categories: Uncategorized

Letra prekëse e nxënëses në klasë të pestë: Si virusi më ndau nga shoqja e ngushtë

Covid-19 është “normalja e re” dhe tashmë të gjithë duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Virusi ka prekur çdo sferë të jetës dhe me sa duket, ata që nuk po e përjetojnë mirë janë edhe fëmijët.

Një nxënëse e klasës së pestë në shkollën “Vilson Blloshmi”, Librazhd, në detyrën e saj me temë “Një vit ndryshe”, ka përshkruar më së miri atë se si virusi ka ndikuar në jetën e saj shkollore.

Jo vetëm fakti që është e detyruar të ndahet nga shoqja e ngushtë, për shkak të turneve – por edhe distancës që i duhet të ruajë me të gjithë miqtë.

Më poshtë, letra e plotë:

Ky vit ne te cilin ndodhemi eshte shume ndryshe nga vitet e tjera qe kemi kaluar. Virusi, ose i quajtur ndryshe Covid-19 i cila ka prekur pothuajse tere boten, ka bere shume ndryshime ne jeten tone, sidomos me shkollen.

Sa kujton momentet e bukura me shoket e klases ne vitet e shkuara, vjen nje moment qe te ndan nga ata, si per shembull: kete vit u ndava me shoqen time me te ngushte, por edhe me shoke te tjere, pasi shkolla eshte ndare me dy turne, ne turnin paradite dhe turnin mbasdite.

Ketij viti shkollor i jane shtuar rregulla te tjera te cilat duhet te zbatohen me perpikmeri si psh:

– Te mbajme masken ne shkolle

– Te mos prekim sendet e shokeve tane

– Te ruajme distancen me shoket e klases

– Te dezifektojme duart etj, etj.

Ne oborrin e shkolles jane bere shume ndryshime. Tani ne nuk rrime dy veta ne rresht, por nga nje, ku mbajme distancen me shoket. Tani ne kete kohe e kam shume te veshtire te rri pa perqafuar shoket. Kur futemi ne shkolle, dikush na mat termeraturen, cdo dite, shkruan meganews.al.

Ai qe ka temperature nuk lejohet te futet ne shkolle. Shoket e mi, po ashtu edhe une rrime nje ne banke. Te mos harrojme edhe mesuesit, heronjte tane, te cilet po mundohen shume qe ne te mesojme. Imagjino pak lodhjen e tyre kete vit, pasi mesuesit mesojne njehere turnin e pare dhe vazhdojne perseri me turnin e dyte.

Prandaj i jam falenderuese mesueses time te dashur nga zemra. E vetmja gje qe dua tani eshte qe virusi te zhduket, e te gjithe te jemi serish bashke, duke perqafuar njeri – tjetrin tere mall.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago