Lëvizte kështu për të fshehur…policia ndalon taksinë dhe kryen operacionin e bujshëm, zbulohet… –



Emiljan Uka i cili lëvizte me taksi, u arrestua pasi nga informacionet e siguruara, blutë e dinin se ai mbante një armë zjarri tip “Ecol”.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” në DVP Durrës, kanë zhvilluar kontrolle në qytet e si rezultat i tyre, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljan Uka 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

“Pas marrjes së informacionit se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin taksi me të cilin ky shtetas po lëvizte dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe 8 fishekë”, tha Policia.

Ndërkaq, strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë po vijojnë kontrollet në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bushanesh, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, në një ambient të hapur u gjetën dhe u asgjësuan fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, në vijim të kontrollit, në një distancë të afërt u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim policor e një shtetasi të dyshuar si autor, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *