Librazhd – Prrenjas, makina humb kontrollin dhe del nga rruga





Një tjetër ngjarje rrugore është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, fatmirësisht pa të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas policisë, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë.

Në kohën kur ka reshje shiu, aksi Librazhd – Prrenjas dhe Elbasan – Librazhd ka gjithnjë ngjarje te tilla, me makina që dalin nga rruga, ku një ndër pikat më problematike është ajo e kthesave të Murrashit.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *