Adiola Lakra, e dashura e Hekuran Billës është lënë e lirë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Togat e zeza zëvendësuan masën ‘ar rest në bu rg’ ndaj saj me atë të ‘detyrimit për paraqitje’.

E reja dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Hekuran Billës, në 11 qershorin e vitit 2020 në kryeqytet. Sipas prokurorisë, Lakra ishte përdorur si ‘karrem’ për të nxjerrë 40 vjeçarin në pritë.

Lakra, dyshohet se është bashkëpunëtore në ngjarje, bashkë me Viktor Markun,( vëllain e Prel Markut,te cilit ne vitin 2006 në Angli Hekuran Billa i mori jeten), dhe Sebastian Malin, nipin e dy vëllezërve Marku.

Adjola Lakra do të takonte Hekuran Billën mbrëmjen qe ndodhi ngjarja tek Komuna e Parisit,gjë e cila është zbuluar përmes tabulateve telefonike. Vetë Adjola Lakra ka treguar para efektivëve njohjen me Billën, por dhe miqësinë që kishte me Sebastian Malin. Mali e kishte paguar që të krijonte miqësi me 40 vjeçarin, të njihej me të e të krijonte një marrëdhënie, në mënyrë që hapat e mëtejshëm t’i çonin në ‘pjatë të argjendtë’ kokën e biznesmenit, 40-vjeçar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here