“Loja” e Tom Doshit për të hyrë në zgjedhje, ja dokumentet e ndryshme që iu dorëzuan KQZ-s në 3 ditë

0
12




Ndërsa KQZ kishte caktuar datën 15 shkurt si afatin e fundit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit Tom Doshi ishtë ndër të parët kryetarë që dorëzuan kërkesën.

Më datë 9 shkurt një shkresë me emrin dhe firmën e Tom Doshit si kryetar i PSD-së u depozitua në KQZ.

Nga shumëkush ky veprim u perceptua si një reagim prej ‘të forti’ ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim e cila  foli me emra për të korruptuarit në radhët e ligjvënësve.

Vetëm 3 ditë pas kërkesës së parë nga PSD, një tjetër kërkesë po në emër të kësaj partie depozitohet në KQZ, kësaj here me firmën e Engjëll Bejtaj, si kryetar i saj.

Për shkak dhe të ‘rrëmujës’ së shkaktuar nga kërkesat me disa kryetarë, KQZ i kërkoi Partisë Socialdemokrate dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Tashmë pritet të shihet nëse PSD me kryetar Bejtajn do të kenë në listat e kandidatëve të tyre dhe Tom Doshin…





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here