LSI:Të hapen kutitë në Berat dhe Durrës, të përsëriten votimet në Gjirokastër




LSI shpreson që të marrë të paktën dhe dy deputetë nga rinumërimi në Berat dhe Durrës si dhe të rizhvillojë votimet në Gjirokastër.

Endrit Brahimllari shprehet se u shkel Kushtetuta me mbylljen e kufijve ndërsa në SPAK do të dorëzojë dosjen, sipas tij me manipulimin e votimeve.

Zgjedhjet e 25 prillit, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i ka quajtur masakër zgjedhore.

Në një deklaratë të posaçme për mediat ai shprehet se do të dorëzojë në SPAK dosjen me faktet për manipulim zgjedhor.

“Po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet.

Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.

Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar”.

Për shkak të shkeljeve sipas tij duhen ribërë zgjedhjet në Gjirokastër dhe kërkoi rinumërim në dy të tjerë.

“Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.

Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.

Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore. Do te depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit”.

Rreth 83 mijë vota të pavlefshme u shpallën në këtë proces zgjedhor, dhe sipas Braimllarit vlerësimi i pavlefshmërisë së votave lidhet me manipulime zgjedhore.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *