Luftar Paja merr dozën e parë të vaksinës kineze, bën apelin e fortë për qytetarët

0
65





Ai është një nga aktorët më të dashur të humorit i cili së fundi është përfshirë në takimet elektorale të Partisë Demokratike në Vlorë.

Mësohet se së fundmi ai ka bërë vaksinën kineze ku ka marrë edhe dozën e parë të “Sinovac”. Në një intervistë për “Shqipëria Live” aktori u shpreh se gjithcka shkoi për mrekulli dhe nuk ka patur asnjë efekt anësor.

Ai theksoi se dozën e dytë të vaksinës do ta marrë në ditën e zgjedhjeve para se të shkojë të votojë dhe u bën apel të gjithë qytetarëve që të bëjnë të njejtën gjë.

“I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të djathtë, popullsia duhet të vaksinohet. Dua që gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin. Shëndeti nuk do t’ia dijë je i majtë apo i djathtë”.-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here