Lukashenko urdhëron uljen emergjente të një avioni për të arrestuar një gazetar (Foto)

Qeveria Lukashenko ka urdhëruar uljen emergjente të një avioni për të arrestuar një gazetar.

Roman Protasevich është vënë në pranga teksa po fluturonte nga Greqia në Lituani. Avioni ku ai po fluturonte nga bëri ulje emergjente i shoqëruar nga një avion luftarak në Minsk.

Sipas mediave të huaja, Protasevich po udhëtonte nga Athina në Vilnius, ndërsa u ndalua për ekstremizëm ndërsa ndodhej në bordin e një avioni Ryanair. Asnjë detaj nuk u bë i ditur menjëherë dhe se fillimisht ishte e paqartë se kush e kishte raportuar kërcënimin për bombë.

Megjithatë edhe pse kërcënimi rezultoi i rremë, bëhet me dije se gazetari i famshëm Protasevich, po përballet me dënimin me vdekje në vendin e tij.

Protashevich është një nga themeluesit e shërbimit të lajmeve të opozitës NEXTA, një kanal Telegram që është bërë një nga burimet kryesore të mbulimit të lajmeve të protestave në Bjellorusi. Ai vazhdimisht ka kundërshtar Lukashenkon dhe ndihmon në koordinimin e demonstratave.

Në muajin nëntor, autoritetet bjelloruse njoftuan se Protasevich së bashku me Stsyapan Putsila – gjithashtu një administrator i NEXTA Live – po hetoheshin për dyshime për organizimin e çrregullimit masiv, prishjen e rendit shoqërore dhe nxitjen e urrejtjes shoqërore.

Bjellorusia është vërshuar nga protestat që kur Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve mes akuzave për manipulim të votave.

Që nga ajo kohë, më shumë se 30 mijë njerëz janë arrestuar, qindra janë rrahur ose torturuar, dhe gazetarët kanë qenë në cak të regjimit të Lukashenkos, qeveria e së cilës është goditur nga sanksionet e vendeve perëndimore.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *