Ashtu sikurse Kryeministri Rama shkoi në selinë rozë për të pritur numërimin e fundit të kutive që kanë mbetur, edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka ndjekur të njëjtën taktikë.

Basha ka shkuar në selinë blu që në orën 09:00 dhe ka takuar në zyrën e tij Koordinatorin e Posaçëm Politik Eduart Halimi, me të cilin ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta.

Basha pritet të dalë në një konferencë për mediat pasi të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Nuk dihet nëse ai do të komunikojë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të PD-së, apo do të vazhdojë të qëndrojë në krye të demokratëve.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here