Ditën e sotme ka ardhur lajmi i ndarjes nga jeta të ish-Prefektit të qarkut të Vlorës, Eduard Veçani. Mësohet se ai ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus. Lidhur me këtë lajm ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha, i cili shpreh ngushëllimet.

“Me hidhërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eduart Velçanit që humbi betejën me Covid-19. Qytetari me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë.

Ai do të mbahet mend për kontributin e tij për demokracinë, angazhimin si prefekt i Vlorës, dhe në degën e PD së Vlorës të cilën ndihmoi ta themelonte. Ngushëllimet e mija më të ndjera për Edvanin dhe Albanin dhe bashkëshorten Valentinën e miqtë e tij të shumtë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here