Këngëtarja e njohur Tuna është bërë nënë e dy djemve, Tian dhe Zen. Por në media flitet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit.

Menjëherë pas zbulimit të lajmit reagoi dhe Patrisi, i cili tregoi se ai është babai i fëmijës së dytë të Tunës. Ndjekësit filluan të kishin aludime për këtë fakt, sepse Tuna nuk e ka përfshirë në asnjë postim Patrisin pas lindjes për shkak të ndarjes së tyre që nuk ka qenë aspak miqësore.

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, shkroi Patrisi në ditën që Tuna dha lajmin e madh.

Mirëpo edhe pse ata janë bërë prindër për herë të dyytë, duket se kjo nuk e pengon këngëtaren që të vazhdojë e të hedhë thumba në rrjete sociale për ish-partnerin. Ajo ka publikuar në Instagram një shprehje, që duket se i drejtohet Patrisit.

“Nëse doni një përgjigje të vëretë nga një narcist, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Tuna.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here