Këngëtari i njohur Alban Skënderaj mbrëmjen e djeshme ishte përballë ‘gazetarëve’ të vegjël në emisionin”Në kurthin e Piter Pan”. Një prej fëmijëve e ka pyetur Albanin se cili është vesi që Miriami nuk ja duron dot.

Albani nuk ka ngurruar që ta thotë publikisht.

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, tregoi Albani.

Këngëtari gjithashtu zbuloi se puna e tij e parë nuk kishte lidhje me muzikën. Ai shiste çokollata për të ndihmuar familjen.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here