“Mafia, mafia”/ Publikoi video në Tik Tok nga zyra teksa…Kryetarja e Gjykatës reagon dhe tregon gjithë të vërtetën e videos: E kam të ndaluar….

Një tjetër reagim ka ardhur nga Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD pas publikimit të videos së publikuar nga ajo në Tik Tok ku shfaqej duke sfiluar nga zyra.

Kapedani në një prononcim për report tv, deklaron se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ndërsa kërkon ndjesë ndaj  çdokujt që është ndjerë keq. Ndërkaq ajo thotë se do të presë me qetësi verifikimin e kësaj situate.

“Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, tha ajo.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *