Maja më e lartë në botë “pushtohet” nga koronavirusi

Mbi 100 alpinistë dhe pjesëtarë të stafit janë infektuar me koronavirus në Malin Everest. Kështu deklaron guida Lukas Furtenbach nga Austria.

Autoritet e Nepalit kanë mohuar rastet me Covid-19 por Furtenbach deklaroi më 22 maj se një prej gjashtë guidave të tij të huaj dhe gjashtë guida nepalezë kanë dalë pozitivë me koronavirus.

“Për të gjitha rastet e konfirmuara për të cilat jemi në dijeni, që janë konfirmuar nga pilotët, mjekët dhe liderët e ekspeditave, kanë teste pozitive dhe ne mund t’i konfirmojmë këto raste. Janë të paktën 100 persona pozitivë me COVID-19, që janë në kampin bazë dhe numri real mund të jetë 150 apo 200” tha Furtenbach për agjencinë AP.

Ai po ashtu tha se alpinistët në kanë nisur që të shfaqin simptoma të COVID-19.

Përhapja e virusit është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë tek të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit. Deri më tani, ky vend ka regjistruar mbi 497 mijë raste dhe mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *