Ish-ministrja e Integrimit në kohën e Sali Berishës, Majlinda Bregu ka rrëfyer episodin e çuditshëm në qershor të këtij viti.

Dikur funksionare e lartë e PD, Bregu tha në Vizion plus se sot ajo nuk e gjen veten as në listat e anëtarësisë së selisë blu.

Teksa u pyet sesi e komenton rizgjedhjen e Bashës në krye të PD, Majlinda Bregu tha se nuk e ka parë veten në asnjë vend si anëtare e kësaj force politike ne zgjedhjet e fundit për kryetar.

Ajo shtoi për këtë “zhdukje” të emrit të saj nga listat e anëtarësisë, nuk duhet pyetur ajo, por zyrtarët e sëlisë blu se ku i kanë çuar listat dhe si i kanë bërë së fundmi.

“Nuk ka cfarë të mendoj më asgjë për situata të cilat i kam patur të qarta edhe vite më parë. Por bën mirë që ta bësh këtë pyetje edhe në PD, sepse unë nuk e kam parë veten në asnjë vend si anëtare e PD, as për të votuar. Madje në fushatën zgjedhore më rezultonte që edhe në seksionet e PD nuk figuroja më si njeri i partisë demokratike. Kështu që më mirë pyet në PD se ku e kanë listën e anëtarësisë dhe ku i kanë anëtarët”.

Bregu prej tre vitesh mban postin e drejtueses se keshillit te bashkepunimit rajonal, ndërsa më herët pa u larguar nga politika shqiptare, ishte një nga zërat më kritikë në parti, konkretisht ndaj Lulzim Bashës.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here