Makina merr para 6-vjeçarin,ndodhet jasht rrezikut per jeten

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme nê Tiranë.

Policia ka njoftuar se një rreth orës 21:30 mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksid entuar një fëmijë të moshës 6 vjeç.



I mituri është nisur me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Sakaq policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Njoftimi i policisë:



Tiranë/Informacion paraprak



Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *