Një ngjarje rrugore ka ndodhur këtë të shtunë në Kukës, ku një person ka mbetur i lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën të ditur se ka vënë në pra nga shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Ndalimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I plagosuri, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here