Makina merr para motorin në Lezhë




Lezhë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku një makinë është përplasur me një çiklomotor.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në fshatin Gocaj, ku mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin S.V., është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M.

Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *