Manjola Nallbani flet për vajzat: Ja historia kur desha të vr-as për to

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka folur për dy vajzat e saj të rritura tashmë, me të cilat ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm si nënë, por edhe si shoqe.

E pyetur në emisionin e Ermal Mamaqit, Manjola tregon se tashmë ato janë rritur dhe dinë t’i vlerësojnë sakrificat e prindërve. Po ashtu, dinë edhe se me sa mund i fitojnë ata të ardhurat, ndaj janë të kujdesshme edhe për shpenzimet. A harxhojnë shumë para, ishte pyetja e Ermalit për të bijat, së cilës Manjola i përgjigjet:

“Jo, nuk harxhojnë. Megi është shumë e ekuilibruar. Kam përshtypjen se, nëse fëmija kupton si i fitojnë paratë mami dhe babi, atëherë di t’i vlerësojë paratë”, – tha Manjola.

Ndërsa për kontrollin mbi to, Manjola tha se, si shenjë Luani, “unë vr-as” dhe pas kësaj, tregoi një histori nga një udhëtim me të bijat në Vjenë:

“Isha bashkë me vajzat duke shëtitur në urën kryesore. Një mbrëmje e ftohtë, errësirë. Unë isha duke bërë foto. Duke ecur, ndaluam një moment dhe dëgjova një fjalë “zeksi”, “se-ksi” nga një burrë, diçka që nuk e kuptova mirë, por këtë “se-ksi” dëgjova unë dhe…. Iu ktheva dhe në shqip i thashë “të shqyej, të shqyej, more vesh?” Ai mbeti i hutuar, i huaj i shkreti, u largua…. Megi (vajza e madhe), më tha pas kësaj: “O ma, po ç’pate?” “Po se ç’tha një “se-ksi” dhe ngriti dorën lart. Me sa duket, tregonte ndonjë hotel lart.” Unë kështu mendova, por ai në fakt, kishte thënë: “Në kat të shtatë bëhen foto shumë të bukura”, – tha Megi.