“Marr 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë”, çfarë i kishte thënë 15 vjecari Endrit Mustafës

Një ngjarje e e rëndë është zuluar tre dite me parenë qytetin e Shkodrës, ku një i ri vetëm 32 vjeç është gjetur i bërë “shoshë”, pranë zonës së Livadhit në këtë qytet.

I riu i quajtur Endri Mustafa është gjetur i shtrirë në bar dhe një plu mb e kishte në gojë.

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endritit, me te cilin kishte tre femije, ka kallëzuar faktin se bashkëshorti i saj kishte që më datë 15.5.2021, rreth orës 22:00 që kishte dalë nga shtepia dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa numri i tij i celularit dilte i fikur.

Në kallëzimin e bërë, ajo ka sqaruar se Endri prej disa kohësëh është person në kërkim nga poliica, pasi është dënuar nga gjykata për ‘fajde’.

Ditën e Bajramit, më datë 13.5.2021, Endri ka ardhur në shtëpi në mëngjes herët, pasi kishte disa kohë që nuk vinte dhe prej atij momenti nuk ka ikur më nga shtëpia.

Më datë 14.5.2021, paradite, ka ardhur në oborrin e banesës së tyre një fiqnj që quhet Ergys Malja, i cili ka takuar Endrin.

Aty i ka bërë një bisedë për ti shitur Endrit një qingj për 40 mijë lekë të vjetra.
Endri i ka thënë ta sillte ta shihte dhe ai i ka thënë që kur të vijë herën tjetër do t’i conte një foto kali në Facebook ose Instagram si mesazh që po i sillte qingjin e ai të dilte te oborri.

Këtë bisedë Endri ia ka thënë asaj kur ai është ndarë nga Ergysi.

Rreth orës 17:00-18:00 të asaj dite, ka ardhur Ergysi te shtëpia e ka sjellë qingjin..

Pas kësaj Endri ka ndenjur në shtëpi. Pas 10 minutash, duke ndenjur tek guzhina me Endrin, ai i ka thënë se i kishte mbetur mendja tek një ‘muhabet’ që i kishte bërë Ergysi për në livadhe.

Ajo i ka thënë se “çfarë merrresh me të, ai është fëmijë, është haj dut, pazh Zotin mos u merr me të”.

Në atë kohë edhe vjehrra ka qenë aty dhe pasi ka dëgjuar këtë bisedë, i ka thënë “o mami, ruju prej tij se po të bën ndonjë prapësire dhe të nxjerr në pritë ndokund”.

Endri i ka thënë se nuk ka çfarë t’i bëjë ai pasi është fëmijë.

Vjehrra i ka thënë “ai është i poshtër, a të kujtohet që para një viti ky të ka thënë që marr 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë“, thuhet në dosje.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *