Një marrëdhënie si kjo e Xhensila Myrtezajt me vjehrrën e saj e ka zili çdo vajzë. Në 60-vjetorin e datëlindjes së vjehrrës së saj, Xhensila ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar, teksa publikoi dhe një foto duke e përqafuar.

“Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen.”, shkroi këngëtarja.

Po ashtu dhe Bes Kallaku ka ndarë një foto nga festa e organizuar për të ëmën, ku shihet duke e përqafuar, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

“Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam.”

 

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here