Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë të Shkodrës, ku katër persona kanë mbetur të vra.re dhe dy të tjerë janë pla.gosur.

Ndodhia tra.gjike, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vra.re tre të rinjtë me iniciale Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç, bashkë me K. V. 59 vjeç, është shënuar pas mesnatës rreth orës 00:30 të 27 qershorit.

Gjithashtu, të pla.gosur kanë mbetur edhe personat H. V. 54 vjeç dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar Policia vendore, në ndihmë të së cilës ka zbarkuar ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë/Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vra.re, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë pla.gosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here