Categories: Uncategorized

Maseratti i Nanos dhe Mercedesi i Ramës – si duken dhe sa kushtojnë makinat e tyre luksoze

Fatos Nano është adhurues i veturave të shtrenjta dhe luksoze, kjo dihet që prej kohës kur ai ishte kryeministër dhe e bëri shoferin e tij që të dilte pasagjer, pasi timonin e veturës e mbante thuajse gjithnjë vetë ish-kryetari i Partisë Socialiste.

Për vite me radhë ai preferonte veturat Mercedes, por më pas duke mbetur sërish te veturat gjermane, ai zgjodhi një Porsche Cayenne.

Nano ka parapëlqyer gjithnjë veturat off-road, ose fuoristradat sikurse njihen më mirë në Shqipëri.

Për habinë e të gjithëve, ai tashmë ka lënë komfortin dhe luksin gjerman, për të kaluar te një më sportive dhe fine Maseratti Levante, një SUV sporti, luksi dhe elegance.

Shumëkush e ka vënë re veturën e veçantë me targë “007” që qarkullon në kryeqytet, shkruan Shqiptarja.com.

Nga një verifikim i saj në portalin e njohur për makinat quatrroruote.it, rezulton se kjo veturë nis nga çmimi i rreth 77 mijë eurove, për të shkuar deri në rreth 101 mijë euro.

Modeli më “ekonomik” i kësaj perle ka një motor benzine V6, me 350 kuaj fuqi, por eleganca dhe stili i saj janë të pakonkurrueshëm.

Ndërkohë Mercedesi S-Class 500, të cilin përdor prej disa vitesh kryeministri Edi Rama, ka një çmim dhe luks gjithashtu tepër të lartë.

Gjithnjë po sipas quattroruite.it ai nis nga rreth 119.000 deri në rreth 127.000 euro dhe është një veturë me 435 kuaj/fuqi.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago