Pamje apokaliptike,mba dorën o Zot! Uji po merr para çdo gjë në Itali dhe Francë, rritet numri i jetëve të humbura

0
236

This post has already been read 233 times!

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur në kufirin francezo-italian, pranë Nisës, pasi shirat e rrëm byeshëm kanë përfshirë prej tre ditësh disa nga qytetet e dy vendeve europiane.

Dy të vdekur dhe 24 të zhdukur nga përmbytjet në Francë dhe Itali - Bota Sot

Pesë nga trupat u zbuluan në Italinë veriperëndimore, përfshirë katër të nxjerrë nga ujërat në brigjet midis qyteteve Ventimiglia dhe Santo Stefano al Mare, pranë kufirit francez. Disa prej kuf omave mund të kenë ardhur në bregdet nga pjesa franceze. Dy të tjera u gjetën në Francë, përfshirë një bari që u gjet nga një ekip italian kërkim-shpëtimi. Trupi tjetër u gjet në një automjet që ishte marrë nga shirat e fuqishëm në fshatin Saint-Martin-Vésubie.

Kjo e çon në nëntë numrin e përgjithshëm të vik timave pas shirave të rrë mbyer dhe erërave të fuqishme në zonën kufitare mes dy vendeve. Të premten, zjarrfikësit francezë thanë se 21 persona ishin zh dukur, tetë prej tyre të konfirmuar si pasojë e drejtpërdrejtë e stuhisë. Moti i keq shkaktoi miliona euro dëme. Në Itali disa ura u shembën nga përmbytjet, ndërkohë që në shumë rrugë të disa qyteteve shihje mbeturina, baltë dhe makina të përmbysura.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here