Mesa duket diçka nuk po shkon siç duhet me brezin e ri që po rritet! E bëjmë këtë pohim nisur nga rastet e shumta të sherreve mes adoleshenteve të publikuara kryesisht nga redaksia jonë.





Në të shumtën e rasteve arsyet kanë qenë të lidhura me të dashurit dhe xhelozinë. Së fundmi një tjetër sherr ka mbërritur në redaksinë tonë, ku dy adoleshente janë filmuar duke u zënë keq me njëra-tjetrën pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.





Arsyet e sherrit mes tyre nuk bëhen të ditura. Ndërkohë pamjet janë vërtetë të rënda, pasi njëra nga vajzat shihet duke e tërhequr zvarrë për shkallësh vajzën tjetër dhe nuk dihet nëse ajo është dëmtuar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here