Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, propozon zgjatjen e orarit të muzikës





Komiteti Teknik i Eskpertëve ka zyrtarizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama të njoftuar në një status në Twitter, që nga dita e nesërme të zgjatet me një orë, koha e lejimit të muzikës në lokale. Në mbledhjen e ditës së sotme, Komitetit i Ekspertëve theksoi se masat e tjera nuk do të ndryshojnë. Ky orar u paralajmërua nga kryeministri  në përgjigje të pronarëve të bizneseve në Lungomaren e Vlorës të cilët nga mëngjesi i sotëm kanë mbyllur lokalet.

Komitetit i Ekspertëve propozon zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës nga 22:00 në 23:00, ndërsa masat  e tjera vazhdojnë të mbeten në fuqi”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Kjo e fundit bëri thirrje gjithashtu për vaksinimin të atyre qytetarëve që nuk e kanë përmbushur ende këtë proces. E në këtë pikë, Rakacolli theksoi se pacientët e shtruar në spital me Covid-19 janë të moshës mbi 60 vjeç dhe nuk kanë qenë të valsinuar. Nga data 5 Korrik deri më 18 Korrik është shënuar një rritje e lehtë e mesatares së rasteve pozitive ditore me Covid-19. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, theksoi se incidenca 2-javore mbetet konstante në 5 raste për 100 mijë banorë.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *