Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin dhe sistemimin e kanalit vaditës të Mesit në Njësinë Administrative Qendër në Librazhd.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social”Facebook” Balla bën me dije se investimi në sistemin e kanalit, rreth 10 km i gjatë mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj.

 “Pasi kemi investuar në sistemin e ujit të pijshëm në Bashkinë e Librazhdit, me rëndësi është po ashtu dhe sistemi i vaditjes. Aktualisht jemi duke investuar në sistemimin e kanalit të mesit, rreth 10 km i gjatë, që mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj.

Investimi parashikon asfaltimin e 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje. Prej kohësh fermerët e kishin pritur një investim të tillë dhe Bashkia e Librazhdit synon të vijojë edhe në zona të tjera me investime që lehtësojnë punën e fermerëve”, shkruan Balla bashkangjitur videos së publikuar, ndërsa thekson se këto ditë vëmendja është përqendruar në riparimin e kanaleve vaditëse.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here