Janë zbardhur bisedat e kryebashkiakut të arrestuar Fatos Tushe ku shihet qartë abuzimi me detyrën.

Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit, Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?

Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë

Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj

Fatos Tushe: Jo, jo

Personi: Unë nesër do iki me pushime…

Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti

Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj

Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti.

Të njëjtën gjë bënte dhe drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini. Ky i fundit, i kërkon që të mbush makinën me karburant, të djalit të Fatos Tushes.

Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur

Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut

Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda

Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me re teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt

Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

Biseda vijon…

Flamur Peqini: Hë Danjel

Menaxher i karburantit:  O vlla kam këtë çunin e shefit këtu o

Flamur Peqini:  Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe

Flamur Peqini: Mirë të keqen




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here