Mbyll Facebook-un biznesmeni i fuqishëm, babai i Igli Madanit pasi përplasi me A8 Gushajt



Igli Madani është 22-vjeçari shkaktar i aksidentit ku 4 anëtarë të familjes Gushi gjetën vdekjen mëngjesin e djeshëm në Vlorë. Ai ishte duke udhëtuar me dy miqtë e tij, kur përplasi nga mbrapa, automjetin tip “Toyota” ku udhëtonte familja Gushi, e cila u shua e tëra.

Bëhet me dije se makina luksoze ishte në emër të babait të Iglit, biznesmenit të njohur në Shqipëri, Bashkim Madani.



Në momentin që ka ndodhur përplasja, makina “Audi” lëvizte me shpejtësi skëterrë. Tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga pamjet e publikuara pak më parë, shihet se drejtuesi i mjetit ka shkuar edhe pranë makinës së aksidentuar. Një veprim që nuk pritej ka qenë ky i babait të autorit të ngjarjes, biznesmeni i njohur, i cili ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook.

Mendohet se arsyeja kanë qenë komentet negative të qytetarëve të cilët nuk janë kursyer nën fotot e biznesmenit.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *