Ka përfunduar më 30 mars afati i aplikimeve për përfitimin e kartës së naftës pa taksa. Në portalin e-Albania, sipas autoriteteve kanë aplikuar online 20561 fermerë, duke filluar nga janari i këtij viti.

Numri më i madh i tyre është në qarkun e Korçës, Fierit, Beratit, Elbasanit, Dibrës dhe Tiranës.

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka kryer verifikimin e përputhshmërisë së dokumenteve të deklaruara nga fermeri me ato që ka depozituar.

Fermerët që kanë kaluar me sukses këtë fazë, i drejtohen agjencive të Ekstensionit Bujqësor (AREB), ose Agropikave për t’u pajisur me kartën e naftës falas të cilën e tërheq në një pikë karburanti.

Deri më 30 mars ishin kualifikuar/miratuar rreth 2 000 përfitues, për të cilët vazhdon pajisja me kartën e naftës.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here