Mbyllet gjimnazi, 5 mësues rezultojnë me koronavirus

0
30

This post has already been read 21 times!

PERMET

Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Përmet ka mbyllur dyert e tij dhe mësimi është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë infektimi i 6 mësuesve me Covid-19, ndërsa i gjithë stafi mësimor është vetëkarantinuar.

Nuk ka informacion për nxënës të prekur me koronavirus, megjithëse asnjërit prej tyre nuk u është bërë tamponi. As në klasat ku mësuesit e infektuar kanë dhënë mësim.

Fillimisht ka dalë pozitive një mësuese e gjimnazit dhe më pas u janë bërë tamponët personave me të cilët ajo shoqërohej në ambientet e shkollës. Në përgjigjet e testeve kanë dalë pozitivë edhe 5 mësues të tjerë.

Ndërkohë për mësuesit e infektuar janë përsëritur me urgjencë përsëri tamponët ditën e sotme.

Gjithsej në Përmet janë 16 raste pozitive dhe 2 vdekje prej Covid. Kurse në të gjithë vendin gjithsej janë 13259 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe 377 humbje jete.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here