Maratona e ankimimeve në KAS është mbyllur sot me marrjen e vendimit të qarkut Fier.Për rreth një muaj, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar 9 ankimimet e PD-së dhe LSI-së, të cilët pretendonin manipulime votash në zgjedhjet e 25 prillit. KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në qarkun e Korçës, Fierit dhe Elbasanit.

“KAS pasi e vlerësoi çështjen dhe provat e paraqitura vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-AN, rrëzimin e paraqitur nga LSI, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha KAS.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , deklaroi KAS. /News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here