Pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 3 Korrik. Autoritetet greke kanë vendosur të mos lejojnë kalimet nga kjo pikë, nën argumentin e situatës jo të mirë të Covid 19 në vendin e tyre.

“Situata jo e mirë  nga pandemia e covid 19, në shtetin fqinj Greqi, ka çuar në shtyrjen e afatit të mbylljes nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigi. Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 3.7.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash)”, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përmes një njoftimi, ku saktësohet se pala greke lejon kalimin për 400 persona në ditë, vetëm për punëtorët sezonalë me leje pune nga autoritetet greke.

“Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë. Për të gjithë qytetarët dhe bizneset njoftojmë se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, thuhet në njoftim






Previous articleKu dhe si mund të udhëtojnë shqiptarët per pushime? Ja çfarë kërkon Italia, Gjermania e Greqia..


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here